Përbërësit për katër persona
PËR PESTON
Gjethe borziloku 160 gr
Hudhra 1 ose 2 thelpinj
Parmigiano reggiano i grirë 60 gr
Djathë pecorino i grirë 70 gr
Vaj ulliri eksta i virgjër 150 gr
Fara pishe 70 gr
Kripë
PËR TROFIE-T
Trofie të freskëta 320 gr
Patate 150 gr
Barbunja 150 gr
Përgatitja
- Fillojmë me përgatitjen e pesto-s xhenoveze. Lajmë borzilokun, shkëpusim gjethet, i thajmë dhe i vendosim në mikser së bashku me stikat e pishës dhe gjysmën e sasisë së vajit.
*Rekomandim – mos e përdorni mikserin në shpejtësinë e tij maksimale sepse do të bëj oksidimin e gjetheve të borzilokut, përdorni opsionin ‘pulse’ ose çdo 5 sekonda ndaloni dhe rifilloni proçesin deri sa përbërësit të përzihen.
- Shtojmë hurdhrat e shtypura, djathin e grirë dhe pjesën tjetër të vajit. Rregullojmë shijen me kripë dhe e lëmë mënjanë.
- Qërojmë patatet dhe i presim në feta rreth 1cm, më pas i presim në në formë kubike. Lajmë barbunjat e njoma, heqim majat dhe i presim në gatësinë rreth 5 cm. Barbunjat i ziejmë në ujë me kripë dhe i kullojmë kur janë ende krokante dhe ngjyra e tyre është jeshile e ndezur.
- Vendosim në zjarr një tenxhere të thellë me ujë të bollshëm deri sa të ziej uji. Shtojmë kripën e trashë dhe vendosim në fillim patatet, pas dy minutash shtojmë makaronat trofie.
- Kur makaronat të jenë zier (trofie-t e freskëta duan vetëm pak minuta), i kullojmë dhe lëmë mënjanë dy garuzhde me ujin e makaronave për të holluar peston. Në një tas vendosim makaronat,patatet, barbunjat dhe peston; i përziejmë të gjithë përbërësit dhe i servirim trofie-et me pesto, patate dhe barbunja.
Ruajtja
Trofie-t me pesto patate dhe barbunja mund të ruhen për dy ditë në frigorifer në një enë të mbyllur hermetikisht. Gjithashtu edhe peston mund ta ruajmë për 2-3 ditë në një enë të mbyllur hermetikisht në frigorifer ose për një kohë më të gjatë duke e vendosur në një kavanoz të sterilizuar dhe të mbyllur mirë në vakum.