Përbërësit për katër persona:
- Brum sfoljatë
- 8 feta speck Alto Adige
- 200 g djath Asiago
Përgatitja:
- Për të përgatitur këtë tortë përdorim një petë brumi sfoljatë. Nëse keni tepsi si ato për cup-cake mund ta prisni brumin sipas fomave, mos harroni që të mbuloni edhe pjesën anësore, kështu do të bëni torta të vogla për çdo pjestar të familjes.
- Petën vendosim mbi tepsinë ku do të pjekim tortën. Tavën më parë lyejeni me pak vaj ose vendosni letër furre.
- Vendosni mbi petë fetat e speck-ut.
- Pastroni mollët duke hequr pjesën e farave dhe priteni ne feta të holla rrethore. Fetat e mollës i shtoni mbi speck-un.
- Mbi mollën vendosni fetat e djathit Aiago.