Përbërësit për tetë persona
1 kokërr vezë
2 të verdha veze
6 lugë sheqer
250 gr mascarpone
4 filxhan me kafe të ftohtë
200 gr biskota savoiardi
1 lugë kakao
Përgatitja
- Për të përgatitur tiramisù fillojmë duke ndarë të verdhat e vezëve. Në një tas bashkojme tre të verdhat e vezëve me sheqerin dhe mascarponen. Të bardhën e një veze e rrahim sa të bëhet një shkumë kompakte. Nderkohë në një enë tjetër përziejmë të verdhat e vezëve me sheqerin dhe mascarponen sa të formohet një masë kremoze dhe homogjene.
- Me ndihmën e një luge druri bashkojmë kremin me të bardhën e vezës. Në një pjatë hedhim kafen e ftohtë dhe lagim biskotat savoiardi. Biskotat e lagura i vendosim në tavë duke formuar shtresën e parë me biskota.
- Mbi biskotat hedhim gjysmën e kremit me mascarpone dhe e nivelojmë. Shtojmë mbi kremin një shtresë tjetër me biskota savoiardi të lagura me kafe. Mbi to shtojmë kremin e mbetur.
- Në fund me ndihmën e një site hedhim kakaon mbi shtresën e kremit. Përpara se ta shërbejmë duhet ta vendosim të paktën një orë në frigorifer.
Këshilla:
Nëse dëshironi që ’’Tiramisù” të shijohet edhe nga më të vegjëlit mjafton të zëvendësoni kafen me qumësht të ftohtë.