Përbërësit për 4 persona
320 gr Oriz arborio Verso Natura Bio Conad
Gjysëm gote verë të bardhë
1 Qepë
40 gr Gjalpë
Lëng Perimesh
Djathë grana padana të grirë
Kripë
Piper i zi
Përgatitja
Përpara se të filloni të përgatisni ‘’rizoton piemonteze’’, fillimisht përgatisni një tenxhere të madhe me lëng perimesh. Më pas vendosni në një tenxhere një copë gjalpë dhe lëreni të shkrihet në zjarr të ulët.
Ndërkohë grini qepën hollë dhe e shtoni në tenxheren ku keni shkrirë gjalpin dhe e lëreni derisa të zbutet.
Kur qepa të jetë zbutur mirë, shtoni orizin në tenxhere dhe lëreni të skuqet mirë, derisa kokrrat e orizit të bëhen të tejdukshme.
Në këtë pikë, shtoni verën e bardhë, ngrini zjarrin dhe lëreni të avullojë i gjithë alkooli.
Shtoni lëngun e zier të perimeve derisa orizi të mbulohet plotësisht dhe lëreni të ziej, duke shtuar lëngun e perimeve herë pas here nëse është e nevojshme.
Kur orizi të ketë arritur zierjen e dëshiruar, shtoni kripën dhe fikni zjarrin. Shtoni gjalpë, piper sipas deshirës dhe shumë grana padana të grirë.
Shërbejeni të ngrohtë.
Ju bëftë mirë!
JU BËFTË MIRË!