Përbërësit për katër persona:
– Patate 1 kg
– 1 Vezë
– 80 gr gjalpë
– 400 gr miell 00
– Gorgonzola 20 gr
– Parmigiano Reggiano DOP 30gr
– Majdanoz
– Kripë, piper
Përgatitja:
– Vendosni patatet të ziejnë në ujë të vluar
– Pasi të jenë zier patatet, hiqni lëvozhgën, shtypini dhe bëjini pure dhe me pas shtoni miellin
– Rrahni vezën dhe rregullojeni me pak kripë
– Përzieni të gjithë përbësit me duar derisa të përftoni një brumë të butë dhe kompakt.
– Ndajeni brumin në disa pjesë duke formuar rrathë të vegjel rreth 2/3 cm
– Me një pirun krijoni vijat tipike të gnokut
– Vendosini në një pecetë kuzhine të lagur që të mos thahen
Përgatitja e salcës:
– Në një tenxhere shkrini gjalpin, më pas shtoni djathin gorgonzola në copa të vogla dhe përzieni derisa të përftoni një masë kremoze.
– Shtoni parmixhanon dhe vazhdoni përzierjen
Rregullimi i pjatës:
– Vendosni njokët të ziejnë në ujë të valuar derisa të dalin në siperfaqe dhe me pas kullojini.
– Shtoni kremin gorgonzola, parmixhanin, gjalpin dhe trazojini.
– Shtoni majdanozin, dhe rregullojeni me kripë dhe piper.
‘’Gnochi di Murador’’ janë gati për t’u shijuar!
Ju bëftë mirë!