Përbërësit:
-600 gr bukë e bardhë e prerë në feta
-500 gr mocarela
-5 vezë
-300 g bukë e grire
-100 gr miell 00
-1 l vaj luledielli
-Kripë për shije.
Përgatitja:
-Prisni mocarelën në feta rreth 1 cm të trasha
-Vendosini në një enë të shtruar me letër thithëse dhe gradualisht i mbulojmë me letra të tjera
-Kalojini butësisht me duar që të thahen nga uji i tepërt
-Vendosni fetat e bukës në një dërrasë prerëse dhe sipër secilës shtoni një fetë mocarela duke mbuluar të gjithë sipërfaqen.
-Shtoni kripë sipas shijes dhe mbulojeni me një fetë tjetër buke
-Shtypeni butësisht për ta bërë gjithçka kompakte.
-Prisni koren e jashtme me thike
-Prisni bukën e mbushur me mocarela në një X, në mënyrë që të përfitoni katër trekëndësha
-Ndërkohë në një enë thyejme vezët dhe i rrahim
-Në një enë tjetër shtrojme miellin 00 të situr
-Në një enë të tretë vendosim bukën e grirë
-Bukët me mocarela i lyejmë fillimisht në miell, pastaj në vezën e rrahur dhe në fund në bukën e grirë.
-Vendosini trekëndëshat e bukës në një enë të veshur me letër furre
-Vendoseni enën në frigorifer për rreth 30 minuta, në mënyrë që buka e përgatitur të forcohet
-Ndërkohë hidhni vajin në një tigan dhe e sillni në maksimum rreth 170-180°.
-I zhysim copat nga pak dhe i skuqim për disa minuta duke i kthyer herë pas here
-Pasi të kenë marrë një ngjyrë të artë, i largojmë nga vaji dhe i kalojmë në një enë të shtruar me letër thithëse për të hequr vajin e tepërt.