Përbërësit:
– 800 gr mish viçi
– 1 karotë
– 1 thelpi hudhër
-1 degë selino
-1 qepë
-250 gr verë e bardhë
-1.5 l ujë
– gjethe dafina, piper kokërr, vaj ulliri, kripë, karafil për shije.
Përbërësit për salcën:
– 2 vezë
– 100 gr pershk ton i tharë në vaj
– 3 açuge në vaj
– 150 gr lëng mishi
– 5 gr kaperi në kripë
Përgatitja:
– Pastrojmë perimet dhe i presim në copa të vogla
– Vendosim mishin në një tigan, shtojmë perimet e grira, hudhrën, gjethen e dafinës, karafilin dhe kokrrat e piperit.
– Shtojmë verën e bardhë dhe më pas ujin derisa të mbulohet e gjithë masa.
– Shtojmë kripën, vajin dhe e lëmë të gatuhet derisa të vlojë.
– Pasi kemi hequr shkumën që do të dalë në siperfaqe e mbulojmë me kapak dhe e lëmë të gatuhet për rreth 45 minuta.
– Pasi të jetë gatuar mishi, e heqim dhe e lëmë të ftohet plotësisht.
Përgatitja e salcës:
– Filtrojmë lëngun që ka lëshuar mishi dhe perimet nga gatimi.
– Ziejmë vezët dhe i lëmë të ftohen,
– Vezët e grira, peshkun ton të cilit i kemi hequr lëngun, açugat në vaj, kaperin dhe lëngun e mishit i vendosim pak e nga pak në një enë.
– Përziejmë të gjithë përbërësit derisa të bëhen krem dhe salca të jetë gati.
Servirja e pjatës:
– Presim mishin në feta të holla dhe e vendosim në pjatë
– Shtojmë salcën dhe e shërbejmë.
Mishi i viçit me salcë ton është gati për t’u shijuar!
Ju bëftë mirë!