Përbërësit për katër persona
250 gr peshk ton pa vaj PiacerSi Conad
250 gr rikota pa yndyrë PiacerSi Conad
2 kokrra vezë
120 gr bukë e grirë
50 gr djathë parmigiano i grirë
25 gr açuge në vaj
10 gr kaperi nën kripë
Piper
Vaj luledielli për skuqje
Përgatitja
- Në një tas hedhim rikotën dhe e zbusim me një pirun, shtojmë peshkun ton të cilin më parë e kullojmë mirë, shtojmë vezët dhe i përziejmë përbërësit.
- I japim më shumë shije përbërjes me açuge të prera imët dhe kaperi (kaperi duhet të shpëlahen nga kripa e tepërt). Në fund shtojmë bukën e grirë dhe djathin parmigiano. Përziejmë mirë të gjithë përbërësit.
- Marrim pak nga përbërja dhe me duar formojmë qoftet, rreth 30gr secila dhe i kalojmë në bukën e grirë.
- Tani mund të zgjedhim midis dy mënyrave të pjekjes: mund t’i vendosim qoftet në një tavë të veshur me letër furre dhe i pjekim në furrë me ventilim të ngrohur më parë në temperaturën 180 °C për 15-20 minuta. Qoftet mund t’i skuqim edhe në vaj luledielli duke i rrotulluar herë pas here që të marrin një ngjyrë uniformë.
Pasi të përfundojmë skuqjen i vendosim mbi letër kuzhine dhe i servirim të ngrohta.