Një recetë e veçantë për të përgatitur Ballavanë!
PËRBËRËSIT: për 12 racione
300 g petë për bakllava (pasta fillo)
100 g arra të qëruara
100 g bajame të zbardhura
100 g fëstëk
2 të bardha veze
2-3 lugë mjalt
½ luge kanellë pluhur
1-2 lugë ujë trendafili
Rreth 75 g gjalp i shkrirë
125 g sheqer
2 lugë lëng limoni
PËRGATITJA:
Hapim me kujdes petët për t’i ndarë nga njëra-tjetra dhe i mbulojmë me një pecetë të lagur. Copëtojmë imët arrat, bajamet dhe fëstëkët. Ngrohim furrën me ventilim në temperaturën 200° C. Të bardhat e vezëve i rahim deri sa të krijohet masa për marengë, shtojmë mjaltin, frutat e thata dhe ujin e trendafilit. Lyejmë një tavë drejtëkendore (15×30 cm) me gjalp. Vendosim petët duke i lyer me gjalp dhe për çdo 3-4 petë shtojmë masën me fruta të thata. Përfundojmë procesin me 3-4 petët e fundit. Presim në racione bakllavanë. E vendosim në furrën e ngrohur paraprakisht për 30’. Ndërkohë në një tenxhere hedhim 125 g sheqer dhe 125 ml ujë deri sa të ziej për 1’. Pasi heqim shërbetin nga zjarri e lëm të ftohet pak dhe shtojmë lëngun e limonit. Nxjerrim bakllavanë nga furra dhe shërbetin sa është ende i nxehtë.
E lëm të ftohet dhe e servirim. Ju bëftë mirë!