Malloreddus alla campidanese

 Malloreddus alla campidanese

Malloreddus alla campidanese

Përbërësit për katër persona
  • 400 gr Gnocchetti Sardi
  • 300 gr Salsiçe
  • 200 gr djath Pecorino Sardo
  • 50 gr qepë
  • 30 gr vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 300 gr salcë domatesh
  • Kripë
Përgatitja
  1. Për të përgatitur “malloreddus alla campidanese” fillojmë me përgatitjen e salcës. Qërojmë dhe presim në kubik të vegjël qepën dhe e skuqim ngadalë në një tigan me vajin e ullirit.
  2. Ndërkohë i heqim cipën salsiçes. E copëtojmë me duar dhe e bashkojmë me qepën.
  3. E rrisim nxehtësinë dhe e skuqim salsiçen për 15 minuta duke e përzier vazhdimisht dhe më pas shtojmë salcën e domateve.
  4. E përziejmë përsëri dhe e mbulojmë me kapak dhe e gatuajmë për rreth një orë, me zjarr më të ulët. Në fund nëse duhet e rregullojmë me kripë.
  5. Pasi salca të jetë gati ziejmë gnocchi-t sardi ose “malloreddus” në ujë të valuar me kripë.
  6. Ndërkohë grijmë djathin pecorino sardo në një tas dhe i shtojmë ujë nga uji ku po ziejnë gnocchi-t. I përziejmë me ndihmën e një përziersi dhe i shtojmë më tepër ujë deri sa të krijohet një masë kremoze.
  7. Kullojmë gnocchi-t dhe i bashkojmë me salcën me salsiçe, i përziejmë dhe në fund shtojmë kremin me pecorino.
  8.  I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe shërbejmë malloreddus alla campidanese ende të ngrohta!