Përbërësit për 4 persona:
- Beshamelë : 1 lt
- Djathë Grana padano: 30 gr
- Petë te freskëta lasagne: 250 gr
- Mocarela: 250 gr
- Proshutë e pjekur: 100 gr
- pak kripë
- Miks perimesh: 500 gr
- (kunguj, patëllxhanë ose perime të tjera të stinës)
Përgatitja
Vendosim mocarelen në një kullesë në frigorifer një natë para pergatitjes që të kulloje lëngu. E presim në feta dhe e vendosim në një pjatë. Lajmë perimet, i presim në feta duke i pjekur në grilën e sobës dhe i rregullojmë me kripë. (Keshillohet që perimet të përgatiten një ditë me parë). Ngrohim beshamelën duke i shtuar pak qumësht në mënyre që të krijojmë një masë homogjene. Fillojmë me përgatitjen duke vendosur përbëresit me radhë. Në fillim një shtresë me beshamelë në mënyrë që të mos ngjiten petat, vazhdojmë me nje shtrese me petat e lasagna, beshamelë dhe disa feta perimesh, proshutën e pjekur, mocarelën, përsëri një shtresë me peta dhe kështu deri sa të vendosim të gjithë përbërësit duke pasur parasysh që në fund do ta mbulojmë me një shtresë të bollshme më beshamelë dhe një pluhërosje me djathin e grirë grana.
E pjekim në temperaturë 180 gradë deri sa sipërfaqja të ketë marrë ngjyrë të artë,për siguri e provojmë me majën e një piruni.
Të gjithë përbërësit mund ti gjeni në dyqanet Conad.