Përbërësit për 8 persona
- 200 g Miell 00
- 3 vezë
- 350 ml qumësht
- Pak kripë të imët
- 500 ml beshamelë
- 300 g proshutë e pjekur
- 200 g djath Provola i ëmbël
- 100 g djath Grana i grirë
Përgatitja
Përgatisim brumin e krepave. Në një tas hedhim miellin dhe kripën, i përziejmë dhe formojmë një “krater” në mes. Në mes të kraterit hedhim një nga një vezët dhe gjalpin e shkrirë dhe i përziejmë deri sa mielli të përziet mirë me vezët. Më pas shtojmë pak nga pak qumështin duke e trazuar vazhdimisht që masa të jetë homogjene.
Duke e shtuar qumështin pak nga pak bëjmë të mundur që masa të jetë e njëtrajtshme dhe mielli të tretet plotësisht. Brumi në fund është pak i trash por i lëmuar. E lëmë brumin të pushoj për 30 minuta përpara se të bëjmë krepat.
Pasi të kenë kalur 30 minutat marrim një tigan që nuk ngjit, e lyejmë pak me vaj ose gjalp dhe e ngrohim. Hedhim në qendër të tiganit një garuzhde nga brumi (sasia e brumit për një krepë varet nga dimensionet e tiganit por edhe e garuzhdes). E rrotullojmë tiganin që brumi të hapet në mënyrë sa më uniforme.
Pas një minute me ndihmën e një spatula e kthejmë krepën nga ana tjetër dhe e lëmë një minutë edhe nga kjo anë. Kështu vazhdojmë deri sa të mbarojmë të gjithë brumin. Krepat i vendosim njëra mbi tjetrën që të qëndrojnë të ngrohta dhe të buta.
E rrotullojmë krepën duke palosur nga brenda edhe anët.
Marrim nje tavë dretëkëndore dhe hedhim në të 2-3 lugë me beshamel. Vendosim krepat në tavë duke u kujdesur që ana e mbylljes së krepave të vendoset poshtë. Pasi të kemi vendosur në tavë të gjitha krepat e mbushura hedhim mbi to beshamelën e mbetur dhe një shtresë me djath të grirë Grana.
Vendosim tavën në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 200° C për 30 minuta dhe aktivizojmë funksionin ‘grill’ 5-10 minutat e fundit.
JU BËFTË MIRË!