Iris Siçiliane me stika

Përbërësit për tetë persona
  • 500 g miell 00
  • 250 ml qumësht
  • 1 kokërr vezë
  • 20 g sheqer
  • 4 g maja birre e thatë
  • 40 g gjalp (i butë)

 

  • Për mbushjen
  • Krem stikash
Për skuqen
  • Vaj kikiriku
  • 2 kokrra vezë
  • Thërime buke

 

Përgatitja
  1. Për përgatitjen e “Iris Siçiliane” fillojmë me përgatitjen e brumit.
  2. Në një enë hedhim miellin 00 me majanë e birrës dhe sheqerin. I përziejmë përbërësit duke shtuar pak nga pak qumështin.
  3. Shtojmë vezën dhe punojmë brumin për 10 minuta. Pasi brumi të jetë lidhur shtojmë pak nga pak gjalpin. Vazhdojmë e punojmë për disa minuta në banak.
  4. Vendosim brumin në një enë, e mbulojmë me qese kuzhine dhe e lëmë të vijë për 4 orë në një vend të freskët dhe të thatë, ose në furrën e sobës të fikur duke lënë ndezur vetëm dritën.
  5. Ndërkohë që brumi pushon përgatisim kremin e stikave. Me ndihmën e një luge formojmë topa me kremin e stikave, i vendosim mbi një letër furre e më pas në ngrirje për të paktën 1 orë. Në këtë mënyrë, gjatë skuqjes kremi do të ketë një konsistencë kremoze.
  6. Pasi brumi të jetë gati e vendosim mbi banakun apo tavolinën ku do të punojmë.
  7. E punojmë brumin pak sa të heqim ajrin e krijuar dhe e ndajmë në copa rreth 80 gram secila.
  8. I japim copave formë rrethore dhe i vendosim mbi një tavë të shtruar me letër furre. E mbulojmë, dhe e lëm brumin të pushojë për një orë.
  9. Pasi të jetë gati e hapim me duar duke formuar disqe të vogla. Vendosim në secilin prej tyre kremin e stikave në mes dhe bashkojmë anët për ti dhënë përsëri formë rrethore.
  10. Rrathët e formuar i kalojmë në një enë ku kemi rrahur vezët dhe më pas tek thërimet e bukës.
  11. Në një enë të thellë ose fritezë ngrohim vajin e kikirikut.
  12. Skuqim “Iris-et” me stika për rreth 6-7 minuta duke i rrotulluar shpesh.
  13. Pasi të kenë marrë ngjyrë të artë i vendosim mbi letër kuzhine për të hequr vajin e tepërt.
  14. I shijojme të ngrohta “Iris-ët Siçilian me stika”.

 

Ide dhe Këshilla

Mund të përgatisni “Iris Siçilian” të mbushur me rikota dhe çokollatë ose vetëm me rikota.