Hamburger piemontez

 

 

 

Përbërësit për 2 persona
  • 2 panine për hamburger me fara susami
  • 1 kungull
  • Kripë dhe Piper sipas dëshirës
  • 50 g djath provolone Sapori&Dintorni Conad
  • 50 g feta pançet e tymosur
  • 2 hamburger piemontez Sapori&Dintorni Conad
  • Vaj ulliri
Përgatitja
  1. Përgatisim mishin e hamburger-rit duke i dhënë shije me kripë dhe piper. Marrim kungullin dhe e presim në feta të holla të cilat i pjekim në gril ose në furrë. Skuqim pançetën në një tigan deri sa të bëhet krokante.
  2. Pjekim mishin e hamburger-it në një tigan të nxehtë me pak vaj ulliri. Gjithashtu thekim pak paninet, vendosim sipër panines mishin e ngrohtë dhe mbi të djathin provolone Sapori&Dintorni Conad, në mënyrë që djathi të zbutet nga nxehtësia e mishit.
  3. Shtojmë edhe pançetën dhe kungujt, dhe në fund salcat tuaja të preferuara. E shërbejmë piatën me patate të skuqura ose në furrë.
    Këshilla

    Për një piatë perfekte mund të përgatisim një majoneze në shtëpi duke i shtuar një koncentrat uthulle balsamike.