Përbërësit për katër persona:
4 feta bukë fshati
1 kokërr dardhë
Djathë Pecorino Toscano DOP
Mjaltë
Përgatitja:
1. Lani, qëroni dardhën dhe priteni në feta të holla.
2. Thekni fetat e bukës në furrë ose në një tigan.
3. Ndërkohë prisni në feta të holla edhe djathin pecorino.
4. Nëse mjalti është kristalizuar (ngrirë), ngroheni në banjomari që të jetë më i lëngshëm
5. Mbi fetat e bukës të ngrohta vendosni me rradhë fetat e djathit, sipër tyre fetat e dardhës dhe përsëri djathë. Spërkatni fetat me pak mjaltë dhe nëse dëshironi pak piper të zi. Shërbejini të ngrohta.