Përbërësit për katër persona
150 gr tërshërë
2 banane
2 lugë gjelle me arra të coptuara
Përgatitja
- Qërojmë bananet dhe i shtypim me ndihmën e një piruni ose me një shtypëse patatesh.
- Shtojmë tërshërën dhe arrat e grira dhe i përziejmë të gjitha me ndihmën e një luge deri sa të kemi një masë homogjene të butë.
- Formojmë biskotat tona duke i dhënë një formë të rrumbullakët dhe i vendosim në një tavë të veshur me letër furre.
- Vendosim tavën në ngrirje për 5 minuta për të lidhur më mirë përbërësit.
I pjekim biskotat në furrë në temperaturën 180°C për 20 minuta. Pasi biskotat të jenë gati i lëmë të ftohen mirë. Biskotat me tërshërë dhe banane janë gati për t’u shijuar.