PËRBËRËSIT
- 8 vezë
- 1 lugë fare sinapi pluhur
- ½ lugë pluhur speci të kuq
- 2 lugë majonezë
- 60 gram djathë i freskët i shkrirë
- 50 gr domate të thara në vaj
- 1 lugë me kaperi
- lëng limoni
- kripë, piper
- mandanoz i njomë
PËRGATITJA:
Ziejmë vezët për 10 ‘ dhe i kalojmë direkt në ujë.
I qërojme dhe i presim në mes për së gjati.
Heqim të verdhat e vezëve dhe e vendosim në një enë duke i shtypur me një pirun.
Shtojmë pluhurin e sinapit dhe specit, majonezën dhe djathin e shkrirë.
Pastrojmë domatet nga farat dhe bashkë me kaperin I grijmë imët duke i bashkuar me kremin.
I japim shije me lëng limoni , kripë dhe piper. Me masën e krijuar mbushim gjysmat e vezëve.
I zbukurojme me majdanoz të freskët dhe i servirim menjëherë.