RECETA NJOKI BAREZE

RECETA NJOKI BAREZE

Përbërësit

Për brumin e panzerottit:

-250 gr semola

-250 gr miell 00

-400 g ujë të ngrohtë

– 25 g maja të freskët birre

-50 g vaj ulliri ekstra i virgjër

– 10 g kripë të imët

– 5 g sheqer

 

Për mbushjen:

– 200 g mocarela

-200 g salcë domate

-100 g djathë të grirë

-20 g vaj ulliri ekstra i virgjër

– 2 litra vaj luledielli

– Kripë dhe piper për shije.

 

Përgatitja:

– Kombinoni miellin 00 dhe semolan mbi banak dhe krijoni një gropë.

– Majanë së bashku me sheqerin lëreni të shkrijë në ujë të ngrohtë

– Në hapësirën e krijuar në mes të miellit shtoni kripën dhe vajin dhe një pjesë të ujit

– Punoni brumin duke shtuar gradualisht ujin derisa të përftohet një masë e lëmuar dhe homogjene

– Në një tas të madh të pudrosur me miell, vendosni brumin dhe prejeni në një kryq

– Mbulojeni me një copë pambuku dhe lëreni të ngrihet në temperaturën e dhomës për rreth 2 orë

– Pas kësaj, merrni brumin dhe ndajeni në toptha afërsisht 60 g

– Rrotulloni deri sa të arrijnë një trashësi rreth gjysmë centimetri dhe fusni mbushjen brenda

– Mblidhni skajet e panzerottit duke u kujdesur që të jenë të mbyllura mirë

– Në një tigan të madh hidhni vajin dhe lëreni të arrijë temperaturën 140°

– Zhytni dy panzerotti në të njëjtën kohë dhe gatuajeni derisa të marrin ngjyrë të artë

 

Ju bëftë mirë!