RECETA TAGLIATA DI CHIANINA

RECETA TAGLIATA DI CHIANINA

 

Përbërësit:

  • 800 gr Mish ‘’Tagliata Di Chianina’’
  • 100 gr domate qershi
  • 100 gr rukola
  • kripë dhe piper
  • Vaj EVO

Përgatitja:

– Lajmë  rukolën dhe domatet qershi,

– Presim në gjysëm domatet qershi.

– Presim mishin ’Tagliata Di Chianina’’në feta me trashësi rreth 3-4 cm.

– Ngrohim grilën me zjarr të lartë dhe vendosim mishin  në grilë duke rregulluar temperaturën (nxehtësi mesatare).

– Pjekim mishin për rreth 3-4 minuta në te dy anët.

– Hiqim mishin nga grila dhe e vendosim në një dërrasë prerëse për një minutë.

– Dekorojme një pjatë të sheshtë me rukola dhe vendosim mishin sipër.

-Shtojmë domatet qershi, kripë, piper dhe vaj.

Për t’i dhënë më shumë shije , mund të shtojmë pak uthull balsamike dhe receta do të jetë gati për t’u shijuar!