Përbërësit:
- Miell 0 (për sfoliat) 300 gr
- 4 kokrra vezë
Përbërësit për mbushjen:
- Mish derri 100 gr
- Mortadella, nje pjesë (100 gr)
- Proshutë crudo, një pesë (100gr)
- 1 kokërr vezë
- Djathë parmixhano 150 gr
- Kripë e imët, piper i zi dhe arrë moskati për shije.
Përgatitja pëe mbushjen:
- merrni proshutën, mishin e derrit dhe mortadelën, dhe i prisni në copa të vogla.
- Hidhni përzierien në një enë.
- Shtoni parmixhanin, pak kripë dhe piper dhe gatuajeni përbërjen
- Më pas shtoni vezën dhe arrën moskat
- Pasi të keni përftuar një masë homogjene, mbulojeni dhe lëreni të pushojë në frigorifer për 12 orë.
Përgatitja:
- Vendosni miellim mënjanë
- Rrihni lehtë vezët dhe filloni ti bashkoni me miellin ngadalë
- Pasi t’i përzieni, punojeni me dorë derisa të përftoni një masë homogjene
- Mbulojeni masën dhe lëreni të pushojë rreth gjysëm ore në temperaturën e dhomës
- Ndani masën në copa të vogla, filloni t’i hapni derisa të bëhet në formën e një petulle dhe shumë e hollë
- Mbusheni petën me një porcion nga masa e gatuar më parë
- Mbylleni petën duke formuar një si trekëndësh të vogël, duke e shtypur pak në skajet
- Ulni dy skajet anësore, dhe rrotulloni tortelinin rreth gishtit, duke i shtypur dy skajet e brumit sëbashku
- Kështu procedoni për të gjithë masën e brumit
Tortelinët tani janë gati për t’u gatuar dhe shijuar!