RECETA  MISH VIÇI ME TON

RECETA MISH VIÇI ME TON

 

Përbërësit:

– 800 gr mish viçi

– 1  karotë

– 1 thelpi hudhër

-1 degë selino

-1 qepë

-250 gr verë e bardhë

-1.5 l ujë

– gjethe dafina, piper kokërr, vaj ulliri, kripë, karafil për shije.

 

Përbërësit për salcën:

– 2 vezë

– 100 gr pershk ton i tharë në vaj

– 3 açuge në vaj

– 150 gr lëng mishi

– 5 gr kaperi në kripë

 

Përgatitja:

– Pastrojmë perimet dhe  i presim në copa të vogla

– Vendosim mishin në një tigan, shtojmë perimet e grira, hudhrën, gjethen e dafinës, karafilin dhe kokrrat e piperit.

– Shtojmë verën e bardhë dhe më pas ujin derisa të mbulohet e gjithë masa.

– Shtojmë kripën, vajin dhe e  lëmë të gatuhet derisa të vlojë.

– Pasi kemi  hequr shkumën që do të dalë në siperfaqe e mbulojmë me kapak dhe  e lëmë të gatuhet për rreth 45 minuta.

– Pasi të jetë gatuar mishi, e heqim dhe e  lëmë të ftohet plotësisht.

 

Përgatitja e salcës:

– Filtrojmë lëngun që ka lëshuar mishi dhe perimet nga gatimi.

– Ziejmë vezët dhe i lëmë të ftohen,

– Vezët e grira, peshkun ton të cilit i kemi hequr lëngun, açugat në vaj, kaperin dhe lëngun e mishit i vendosim pak e nga pak në një enë.

– Përziejmë të gjithë përbërësit  derisa të bëhen krem ​​dhe salca të jetë gati.

 

Servirja e pjatës:

– Presim mishin në feta të holla dhe e vendosim në pjatë

– Shtojmë salcën dhe e shërbejmë.

 

Mishi i viçit me salcë ton është gati për t’u shijuar!

 

Ju bëftë mirë!