Përbërësit për 8 persona
400 gr petë lazanje me vezë Conad
500 gr mish i grirë i përzierë derri dhe viçi
1 selino
1 karrotë
1 qepë
750 ml pure domate
Pak vaj ulliri ekstra i virgjër
Pak djathë të grirë Parmigiano Reggiano
Pak borzilok
Pak kripë
Për beshamelin
500 ml qumësht
50 gr miell tipi 00
25 gr gjalpë
Pak arrë moskati
1 lugë çaji kripë
Pak piper
Përgatitja
Fillimisht përgatisim beshamelin duke ngrohur qumështin në një tenxhere, shtojmë gjalpin, e lëmë derisa të shkrijë, pastaj shtojmë miellin e situr. Vazhdojmë e trazojmë, në zjarr të ulët, derisa të trashet. Shtojmë kripën, piperin dhe arrën e moskatit. E vendosim mënjanë të ftohet.
Përgatisim ragun duke hedhur fillimisht vajin dhe selinonë në një tenxhere, shtojmë karrotën dhe qepën e prerë në copa të vogla, derisa të skuqet dhe më pas mishin e grirë. E lëmë të gatuhet në zjarr të mesëm për 15 minuta. Më pas shtojmë purenë e domates, kripë sipas dëshirës dhe e lëmë të gatuhet edhe për 30-35 minuta në zjarr të ulët, ose derisa salca të trashet. Marrim një enë pjekjeje dhe shtrojmë një shtresë të hollë beshamel, dhe një me salcë ragu, shtrojmë petët e lazanjës, e pastaj përsëri një shtresë beshamel e një shtresë salcë ragu, deri në përfundim të masës.
Në fund e plotësojmë me një shtresë të plotë mishi dhe shumë djathë parmigian të grirë. E pjekim sipas udhëzimeve të gatimit të treguara në paketim. E heqim nga furra dhe e vendosim të ftohet për pak minuta.
Lazanja është gati për t’u servirur!