Përbërësit për 4 persona
- 400 g makarona (sipas dëshirës makarona të shkurtra)
- 3 dardha
- 200 g gjizë e fortë
- 100 g djath pecorino
- 4 arra
- Gjysëm qepe
- Vaj ulliri EVO
- Kripë
- Piper
Përgatitja
Vendosim makaronat në ujë të valuar me kripë që të ziejnë. Presim qepën në feta të holla dhe e skuqim në një tigan me pak vaj ulliri.
Presim dardhët në feta të holla, (lëmë një dardhë për dekorimin e pjatës) djathin pecorino dhe gjizën i hedhim në tiganin ku kemi skuqur qepën.
Nëse është e nevojshme shtojmë pak ujë nga uji i makaronave. Copëtojmë arrat dhe i hedhim edhe ato në tigan.
Gatuajmë për disa minuta salcën duke i shtuar kripë dhe piper. Kullojmë makaronat dhe i hedhim në tiganin e salcës duke shtuar pak vaj ulliri.
Kur të shërbejmë pjatën grijmë sipër dardhën e mbetur dhe pak djath pecorino.
Ju bëftë mirë!