Rizoto me shafran dhe Gorgonzola

Rizoto me shafran dhe Gorgonzola

 

Përbërësit për 4 persona

320 g oriz Carnaroli

1 pako shafran

100 g djath Gorgonzola

40 g gjalp

1 gotë verë të bardhë

Lëng perimesh (me karrota, selino, qepë dhe domate)

Djath Grana Padano

 

Përgatitja

  1.    Ngrohim orizin në tenxhere pa i shtuar yndyrë.

2.    E shuajmë më pas me verën e bardhë.

3.    Vazhdojmë procesin e zierjes të orizit duke i shtuar pak nga pak lëngun e perimeve.

4.    Në gjysmën e procesit të zierjes së orizit shtojmë pakon me shafran.

5.    Pasi orizi të jetë zier përfundimisht shtojmë disa copa djathi Gorgonzola (jo të gjithin), djathin Grana dhe gjalpin e ftohtë dhe i përziejmë me shpejtësi.

6.    E shërbejmë rizoton  të ngrohtë me disa copa djathi Gorgonzola për një shije akoma më të fortë.

 

 

SHËNIM

Mund të shtojmë edhe majdanoz të grirë imët dhe piper të zi gjatë servirjes së pjatës.

 

JU BËFTË MIRË!