Brusketa me bukë Altamura

Brusketa me bukë Altamura

 

 

Përbërësit për 4 persona

4 Feta buke Altamura

400g domate qershi

30 g vaj ulliri ekstra i virgjër

6 gjethe borzilok

3 g kripë

20 Açuge (ose sardele) të marinuara

1 thelpi hurdhër

Rigon të thatë

Spec djegës

Piper të zi

 

Përgatitja

1.    Për të përgatitur brusketat me domate dhe açuge, fillimisht thekim fetat e bukës Altamura.

2.    Lajmë domatet qershi me ujë të rrjedhshëm dhe i presim në copa të vogla.

3.    Domatet qershi të sapo prera i vendosim  në një enë dhe i rregullojmë me vaj, kripë, rigon dhe piper të zi.

4.    Açuget (ose sardelet) e marinuara i presim në copa të vogla, dhe i bashkojmë me  sallatën e domates.

5.    Shtojmë gjysmën e thelpisë së hudhrës, pasi ta keni shtypur dhe gjethet e borzilokut.

6.    Përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe i lëm mënjanë. Kriposim pak fetat e bukës dhe i fërkojmë me pjesën e mbetur të hudhrës.

7.    Në këtë pikë vendosim mbi bukë sallatën me domate dhe açuget duke përdorur një lugë.

8.    Heqim farat nga speci djegës, e presim në rripa dhe e vendosim mbi brusketat me domate qershi dhe açuge.