Përbërësit për 4 persona
4 dardha
180 gr miell orizi
60 g kakao të hidhur
3 vezë
130 gr sheqer kaf
80 g vaj luledielli
170 ml qumësht
1 pako me fryrës për ëmbëlsira
100 g çokollatë gianduia Sapori & Idee
lëngun e një limoni
sheqer pluhur për shije
Përgatitja
1. Qërojmë dardhat dhe i presim në kubikë. I vendosim në një enë me lëng limoni dhe një lugë sheqer kaf dhe i lëmë të pushojnë.
2. Në një enë tjetër thyejmë vezët dhe i rrahim me sheqerin.
3. Shtojmë vajin, miellin e orizit të situr, fryrësin e ëmbëlsirave, qumështin, kakaon (kakao pa sheqer të shtuar) dhe i përziejmë të gjitha.
4. Shkrimë çokollatën në një banjo-mari ose në mikrovalë dhe ia shtojmë brumit.
5. Shtojmë dardhat dhe përziejmë të gjithë përbërësit. Masën e hedhim në një tavë të lyer me vaj dhe me miell orizi. E pjekim në 180 ° C për 35-40 minuta. Ëmbëlsirën e shërbejmë të spërkatur më pak sheqer pluhur.