Përbërësit për 2 persona
- 2 panine për hamburger me fara susami
- 1 kungull
- Kripë dhe Piper sipas dëshirës
- 50 g djath provolone Sapori&Dintorni Conad
- 50 g feta pançet e tymosur
- 2 hamburger piemontez Sapori&Dintorni Conad
- Vaj ulliri
Përgatitja
- Përgatisim mishin e hamburger-rit duke i dhënë shije me kripë dhe piper. Marrim kungullin dhe e presim në feta të holla të cilat i pjekim në gril ose në furrë. Skuqim pançetën në një tigan deri sa të bëhet krokante.
- Pjekim mishin e hamburger-it në një tigan të nxehtë me pak vaj ulliri. Gjithashtu thekim pak paninet, vendosim sipër panines mishin e ngrohtë dhe mbi të djathin provolone Sapori&Dintorni Conad, në mënyrë që djathi të zbutet nga nxehtësia e mishit.
- Shtojmë edhe pançetën dhe kungujt, dhe në fund salcat tuaja të preferuara. E shërbejmë piatën me patate të skuqura ose në furrë.
Këshilla
Për një piatë perfekte mund të përgatisim një majoneze në shtëpi duke i shtuar një koncentrat uthulle balsamike.