CONAD FITON PËRSËRI ‘’EUROPEAN PRIVATE LABEL AWARDS 2022’’

Çmimet e fituara:

  • “Taste Excellence Award” (Shija e përsosur) me ‘’Ravioli al Granchio Reale Sapori e Idee Conad’’(Ravioli të mbushura me Gaforren mbretërore të linjës Sapori&Idee Conad)
  • ‘’Packaging Excellence Award’’ (Paketimi më i mirë) me gamën panettone basso Sapori&Idee Conad
  • Fitues në kategorinë e ‘’bylmetit ‘’ me linjën e Burgerave Finette Conad në tre variantet e disponueshme: Gorgonzola, Pecorino dhe Scamorza
  • Fitues në kategorinë “Mish dhe peshk” me hamburger viçi Sapori & Dintorni Conad

Bolonja, 22 mars 2022 –  Conad vlerësohet me çmime prestigjioze nga  European Private Label Awards 2022 me produktet të markës Conad, Sapori&Dintorni e Sapori&Idee.

Çmimet ‘’European Private Label Awards’’,(Çmimet Evropiane të Etiketave Private),  organizuar nga ESM – European Supermarket Magazine ( Revista e Supermarketeve Evropiane)– ka shpërblyer produktet markë që bëjnë diferencën  në tregun Evropian që nga viti 2017, të vlerësuara në bazë të tre parametrave: inovacion, prezantim dhe shije.

Edhe këtë vit Conad spikati duke triumfuar në “Best of the Best”, me  çmimin e parë në kategorinë ‘bylmet ’’, ‘’Mish dhe Peshk’’,  duke u renditur si finaliste në 5 nga 17 kategoritë e ekzaminuara.

“Ne jemi krenarë që përsosmëria e produkteve të markës Conad është njohur dhe vlerësuar për të dytin vit radhazi nga juria e ‘’European Private Label Awards 2022”, shprehet Alessandra Corsi, Drejtore e Marketingut të Ofertës dhe Conad MDD ‘’Punojmë çdo ditë për t’i ofruar klientëve tanë një gamë produktesh premium, me cilësi dhe leverdi, të cilat plotësojnë nevojat më të rafinuara të konsumatorit.  Do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim për të ofruar risi dhe cilësi të lartë, me çmime të volitshme për çdo familje,  duke i vendosur njerëzit gjithmonë në qendër të strategjisë sonë”.

“European Private Label Awards’’ vlerësuan “më të mirën e më të mirëve” me anë të “Best of the best” me anë të parametrave vlerësuese të konkursit, nëpërmjet “Taste Excellence Award” dhe të “Packaging Excellence Award”.

Conad u dallua në garë sepse  u përzgjedhur  në të dy kategoritë,  konkretisht Ravioli me Granchio Reale Sapori&Idee Conad fituan çmimin “Taste Excellence Award” falë shijes së tyre premium, përbërësve të zgjedhur me kujdes dhe lehtësia në përgatitje. Produkti u rendit gjithashtu i dyti në kategorinë e  “Mishit dhe Peshkut”, duke marrë rezultatin e përgjithshëm më të lartë për sa i përket shijes.

Për më tepër, marka jonë mori çmimin Packaging Excellence Award për dy referenca të linjës premium Sapori&Idee: Panetone basso me çokollatë gold shije karamel dhe Panetone basso me qershi dhe copëza çokollate, juria vlerësoi prezantimin premium, përshkrimin e qartë të produktit dhe pozicionimin e përgjithshëm të markës së linjës Sapori & Idee.

Përsosmëria e produkteve Conad triumfoi edhe në dy kategoritë që ishin në garë në këtë konkurs: “Bylmet ” , “Mish dhe peshk”.

Vlerësohet me çmimin e parë në kategorinë “bylmet” me gamën e burgerave Finette Conad në tre variantet e disponueshme (Gorgonzola, Pecorino, Scamorza), falë një linje të përsosur që i japin vlera shijes italiane  duke ndjekur trendin në rritje të hamburgerëve. Gjithashtu edhe ‘’Burro Salato’’ (gjalpi i kripur) i Sapori&Idee Conad, është finalist në të njëjtën kategori.

Conad u vlerësua edhe në kategorinë ‘’Mish dhe Peshk’’ me linjën e re  Hamburgera viçi Sapori&Dintorni Conad në formatin 180gr, e realizuar me mishrat më të mirë tipikë të traditës italiane dhe të çertifikuar nga Konsorciumi i Viçit të Bardhë të Apenineve Qëndrore IGP. ‘’Chianina’’, Markigiana dhe Romanjola janë përzgjedhur dhe përpunuar me mençuri, për të vlerësuar cilësinë e lartë në hamburgera të butë dhe të shijshëm, të paketuar në ‘’skin pack’’ (paketim trasparent) me mbajtës letre nga pjesa e poshtme të çertifikuar FSC, me origjinë nga pyje të kontrolluara në mbarëvajtjen e tyre.

Produktet e markës Conad (MDD) po evoluojnë gjithnjë e më shumë drejt përsosmërisë, komoditetit dhe rinovimit të produktit. Këto arritje kanë kontribuar në 2021 në mënyrë direkte në rritjen e markës. MDD Conad ka arritur të përfitojë një pjesë prej 31% të totalit të mallrave të konsumit në Itali (kanal super)

MDD Conad është bërë një pikë referimi për më shumë se 11 milionë klientë. Rezultat i arritur falë linjave strategjike të zhvillimit të miratuara nga marka: levërdishmëri e dhënë nga raporti midis cilësisë dhe çmimit që është i pakrahasueshëm në treg, i kujdesshëm ndaj shëndetit dhe ndaj mirëqenies së klientit, përkushtim ndaj ambjentit, vlerësim ndaj shërbimit dhe konsolidim i ofertës premium.

Marka Conad është brandi MDD më e shitur në Itali, garanci e cilësisë, komoditetit dhe freskisë. Linjat Sapori & Dintorni Conad dhe Sapori & Idee Conad përbëjnë gamën premium të markës Conad: e para përbëhet nga një përzgjedhje e gjerë e produkteve të bëra me materiale të papërpunuara lokale dhe me metoda tradicionale të përpunimit dhe përgatitjes, të zgjedhura me kujdes për cilësinë dhe lidhjen e tyre me tradita; e dyta, shpreh një ide të re të shijes në emër të eksperimentimit, me lëndë të parë gurme që i bashkohen propozimeve inovative dhe kombinimeve origjinale.

Conad – Konsorciumi Kombëtar i Tregtisë me Pakicë – që nga viti 2019 është organizata më e madhe e sipërmarrësve të pavarur të shitjes me pakicë e pranishme në Itali dhe jo vetëm.