PETULLA ME NUTELLA

 

 

 

 

Përbërësit për katër persona

140 ml qumësht

180 gr miell

3 kokrra vezë

1 majë luge fryrës për ëmbëlsira

100 ml ujë

1 lugë gjelle sheqer

30 gr gjalp

Pak kripë

300 ml vaj kikiriku

Nutella

 

Përgatitja

  1. Në një tenxhere hedhim qumështin, ujin dhe gjalpin deri sa të ziejnë, kur të filloj zierja e heqim tenxheren nga zjarri.
  2. I shtojmë përbërjes në fillim sheqerin dhe e përziejmë mirë, më pas shtojmë kripën, fryrësin e ëmbëlsirave dhe miellin pak nga pak që masa të jetë kompakte dhe homogjene.
  3. E lëmë përbërjen të ftohet pak dhe më pas shtojmë një nga një vezët duke e trazuar vazhdimisht, tani brumi do të jetë më i butë dhe gati për t’u skuqur.
  4. Në një tigan hedhim vajin dhe pasi të jetë nxehur me ndihmën e dy lugëve marrim brumin dhe e hedhim në tigan. (ju këshillojmë të merrni sasi të vogla brumi pasi petullat do të fryhen gjatë skuqjes).
  5. I kthejmë që petullat të marrin ngjyrë të artë nga të gjitha anët. Pasi të jenë gati i vendosim në një pjatë me letër kuzhine.
  6. Në një pjatë hedhim sheqerin dhe i lyejmë petullat nga jashtë me sheqer. Me ndihmën e një qeseje kuzhine mbushim petullat me Nutella.
Tani duhet vetëm t’i vendosim në tavolinë!