Përbërësit për katër persona:
200 g petë sfoljatë
150 g djathë Gorgonzola
1 qese me rukola
8 feta speck
4 feta djathë Asiago
Përgatitja:
1. Në fillim hapim petën sfoljatë me ndihmën e një petësi, nëse duhet mund të përdorim pak miell.
2. Shtojmë djathin Gorgonzola dhe fetat e speck-ut.
3. Me pas shtojmë fetat e djathit Asiago dhe rukolën.
4. Palosim petën sfoljatë duke i mbyllur mirë anët bashkë me përbërësit brënda.
5. E vendosim në një tavë të shtruar me letër kuzhine. Me ndihmën e një thike presim pjesën e sipërme të brumit për t’i dhënë pamjen e një strudeli.
6. E vendosim në furrë për 15 minuta në një temperaturë 180° C. E servirim mbasi e kemi lënë të pushojë pak.