Përbërësit për katër persona:
2 dardha Williams të prera në kubik
1 petë brumi sfoljatë e gatshme
3 kokrra vezë
150 gr sheqer kaf
Çokollatë e copëtuar sipas dëshirës
Lëng limoni
Përgatitja
- Dardhat e prera në kubik i vendosni në një enë me lëngun e limonit që të mos nxihen. Në një tigan në zjarr të ulët hidhni dardhat e kulluara nga lëngu i limonit dhe shtoni sheqerin kaf. Trazojini deri sa të karamelizohen, do t’ju duhen rreth 10 minuta.
2. Ndërkohë rrihni vezët deri sa të zbardhen.
3. Shtoni dardhat e karamelizuara te vezët dhe përzieni bashkë të gjithë përbrësit. Dardhat duhet të jenë të ftohura për të mos gatuar para kohe vezët.
4. Vendosni petën sfoljatë në një tavë me letrën e saj të furrës, shpojeni petën me pirun që të mos krijohen flluska ajri
5. Hidhni përzierjen me vezë dhe dardha mbi petën sfoljatë, nivelojeni mirë dhe jepini formë brumitë të tepërt që të formohet një kore rreth kekut.
6. Vendoseni në furrë në temperaturën 180° C për 20-25 minuta. Kekut të ngrohtë hidhini copat e çokollatës të cilat do të shkrihen nga ngrotësia e kekut.