Një gamë produktesh që respektojnë ekuilibrin natyror. Për të jetuar në harmoni me një ekosistem është e nevojshme të kujdesesh për të. Produktet e linjës Verso Natura ECO ju ndihmojnë të bëni pikërisht këtë: ata kujdesen për mjedisin, duke zvogëluar ndikimin e tyre në të dhe tek ata që jetojnë në atë mjedis. Me Verso Natura ECO vijnë një sërë produktesh që janë më të vëmendshëm ndaj ekuilibrit natyror. Edhe në fushën e produkteve funksionale, të tilla si ato për pastrimin e shtëpisë ose për pastrimin e veshjeve, është e mundur të mbështetesh në zgjidhje të testuara, hipoalergjike dhe biokompatibile (të pa dëmshme për ambientin): detergjentët, të testuar dermatologjikisht përmbajnë përbërës bidegradues me përbërje me origjinë bimore, të marra nga burime të rinovueshme.
Letra, e bërë nga fibra celuloze e rigjeneruar, është e shënuar me Ecolabel, një certifikim i BE-së që vërteton cilësinë ekologjike të produkteve. Zgjedhja e tyre nënkupton respektimin e mjedisit dhe favorizimin e mbrojtjes së ambientit: do të thotë të duash botën.